“Rendin në dorë e ka krimi dhe mafia”/ Berisha flet për dhunën e 28-vjeçares në Tiranë: Rast dramatik, u tregua indiferentizëm

Shqipëria

“Rendin në dorë e ka krimi dhe mafia”/ Berisha flet për dhunën e 28-vjeçares në Tiranë: Rast dramatik, u tregua indiferentizëm

Më: 17 prill 2023 Në ora: 16:30
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar mbajtjen peng të 28-vjeçares në Tiranë nga bashkëshorti i saj i cili e ka dhunuar.

Berisha ka dënuar këtë akt dhe indiferencën e treguar nga rendi për dhunimin e 28-vjeçares.

Ai ka theksuar se rendi është dorëzuar në duart e organizatave kriminale dhe ka krahasuar rastin e 28-vjeçares me dhunimin e vajzes keniane.

Një vajzë, 28-vjeçare, u burgos e marrë peng në shtëpi i ashtuquajturi partner. Duke kryer ndaj saj një terror fizik dhe psikologjik tipik për strofullat e mafies me protektoratin e mafies.

Jeta në Tiranë bëhet gjithnjë e më e pasigurtë. Rendin në dorë e ka krimi dhe mafia.

U ndala në këtë rast dramatik, sepse muaj më parë, një vajzë nga Kenia, 19-vjeçare, që punonte në një kazino, u masakrua.
Klithmat e saj ranë në vesh të shurdhër. Vrasësi është i sojit të qeverisë.

Vetëm qeveria arrin të heshtë, të shkatërrojë, të rrënojë të gjitha provat për të mbrojtur ministrat e saj kriminelë që fshehin krimin.
Tirana është pra sot, qytet ku dominon ligji i mafias, ku dominon mafia.

Mafia e Tiranës, duke pasur parasysh se ka pushtetin, është mafia më e rrezikshme e Europës. Ajo tejkalon Ndrahhetën, Sakra Korona Unitën, tejkalon të gjitha grupet mafioze, sepse kreu i saj është qeveria mafioze shqiptare.

Dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar ndaj 28-vjeçares, indiferencën e treguar nga organet e rendit dhe në tërësi dorëzimin e sigurisë dhe rendit të qytetarëve në duart e organizatave kriminale nga një qeveri e lidhur kokë e këmbë me to“, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat