59% më shumë vizitorë se një vit më parë, mbërrin në Sarandë trageti me 2,200 turistë

Shqipëria

59% më shumë vizitorë se një vit më parë, mbërrin në Sarandë trageti me 2,200 turistë

Më: 19 prill 2023 Në ora: 13:12
Traget

Ka mbërritur në Sarandë trageti me rreth 2,200 turistë në bord, kryesisht amerikanë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri, Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook”.

Rama shkruan se shqipëria ka mirëpritur mbi 1 milion vizitorë të huaj deri në mars, plot 59% më shumë se në vitin 2022.

Postimi i Ramës:

Norwegian Star Cruise me rreth 2200 turistë në bord, kryesisht amerikanë, ka mbërritur sot në Sarandë

 Shqipëria ka mikpritur mbi milionë vizitorë të huaj deri në mars, plot 59% më shumë se në vitin 2022 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat