Agim Nesho: Administrata po përdoret si ‘kartë’, që pushtetin ta mbajë me dhunë!

Shqipëria

Agim Nesho: Administrata po përdoret si ‘kartë’, që pushtetin ta mbajë me dhunë!

Më: 23 prill 2023 Në ora: 14:29
Nënkryetari i PL, Agim Nesho

Nënkryetari i PL, Agim Nesho në një intervistë për Panorama TV tha se kryeministri Edi Rama nuk ka më çfarë t’i ofrojë vendit pasi ai është një figurë e degraduar dhe përçmohet nga populli.

Nesho tha se Rama nuk njeh Kushtetutë e ligje dhe se po e trajton Shqipërinë si çiflig, si dhe koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ me alternativat e reja për ndryshim do të ‘shpëtojë’ popullin nga ky i fundit.

Pjesë nga intervista:

Si e keni parë fushatën elektorale, piku është kryeministri Edi Rama që e fokuson se imazhi i tij? Çfarë i druhet ai?

Është në një pozicion të vështirë, nuk i solli Shqipërisë asgjë përkundrazi e çoi mbrapa. Ka krijuar një vizion se ai e çon përpara por nuk ka çfarë ofron, përveç figurës pavarësisht se është bërë i urryer dhe i papranueshëm. Ky kryeministër i tha se po bën ndryshime dhe duke huazuar helikopter, por ende ka shqiptarë që vuajnë për bukën e gojës. Pjesa kryesore e tyre, pensionistët nuk kanë para për ti paguar ilaçe. Çfarë do që ka premtuar në 10 vite Rama, ka qenë dermatologji dhe në këtë fushatë merret me tallavanë e radhës për të thënë se ky popull këtë meritojnë. Bashkë Fitojmë ka bërë shumë dhe ka thënë alternativat që ka për këtë popull në të gjitha drejtimet, që nga rritja e pagave, uljen e çmimit të apartamenteve dhe mos gënjyer më për ujin e pijshëm. Borxhi i Shqipërisë ka kaluar majat, do ndikojë në brezat e ardhshëm.

Fushatë me batuta, humor dhe jo programe konkrete…

Dihet që Elbasani çfarë qyteti është, por nga Rama i premtoi ndërtimin e një stadiumin Formula Uno, sikur jemi në hënë dhe ai me politikat e shpopullimit ta kthejë në oaz tregtie. Të gjithë të luajnë dhe përfitojnë nga shërbimet e shqiptarëve, dhe këta mos të përfitojnë. Rama jep koncesione në bregdet.

Projektet e rëndësishme favorizojnë klientë të qeverisë?

Patjetër se ndryshe nuk do prishte hotelin madhështor nga pronari Hysenbelliu në Durrës, favorizon vetëm njerëz që plotësojnë politikat e tij.

Rama ka thënë se nuk do të bashkëpunojë me kandidatët e opozitës, a është kërcënim ndaj votuese?

Sigurisht, ai nuk di Kushtetutën dhe ligjet e trajton Shqipërinë si çiflig dhe se mund të bëjë çfarë të dojë me të, nga ai nuk mund të presësh asgjë. Vendi duhet çliruar dhe nuk mund të hiqet nëse nuk mblidhemi të gjithë, të heqim një klik tepër të rrezikshme dhe populli të vendosë se kush do e drejtojë.

Rama i berri thirrje qytetarëve të shkarkojë programin ‘Aktivisti’, që të informohen. Sa e normale është?

Edhe më herët ai bëri sistemin patronazhist, ku u dënua dhe nga DASH pasi u konsiderua si presion ndaj zgjedhjeve të lira, tani kemi një sistem më të komplikuar. Me aktivizimin ai i bën presion të gjithëve që kanë një punë në shtet, këta rriten pasi përdoren si kartë dhe presionohen. Ka një diferencë të madhe, pasi shumë hapur dhe për ata që e përkrahin ai me arrogancë shpërfill kërkesat e rëndësishme. Vazhdon në rrugën e tij, regjimi mbahet me dhunë dhe nuk ka më një përkrahje popullore, nuk është më i zgjedhur mendo ku ka degjeneruar me këngë tallava. Është figurë e degraduar që nuk jep më asgjë, tallavatë e tij sjellin përçmim te njerëzit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat