I vendosën GPS tek mjetet me qira 39-vjeçarit dhe e përndoqën duke i përplasur makinën me “Hummer”!

Shqipëria

I vendosën GPS tek mjetet me qira 39-vjeçarit dhe e përndoqën duke i përplasur makinën me “Hummer”!

Më: 25 prill 2023 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Pas përplasjes me makinë të shtetasit Eris Çekani rreth një javë më parë në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ka përfunduar në pranga autori i dyshuar.

Sipas burimeve, Mario Xhangolli u arrestua mbrëmjen e shkuar falë informacioneve në rrugë operative. Xhangolli u shpall në kërkim pasi kanë ndjekur dhe kërcënuar 39-vjeçarin, Eris Çekani.

Policia bëri me dije se dy të rinjtë, të moshës 30 dhe 28 vjeç, përplasën me automjetin e tyre tip Hummer, makinën në të cilën lëvizte 39-vjeçari.

Pas përplasjes së automjetit dy personat në fjalë kanë dalë jashtë dhe kanë kërcënuar dhe kanosur Çekanin.

Pasi e kanë kërcënuar kanë hipur në automjet për tu larguar nga vendngjarja. Por gjatë largimit ata kanë përplasur një tjetër mjet.

Ata janë detyruar të braktisin automjetin e tyre pas aksidentit dhe të largohen. Përplasja e të rinjve ka ardhur si pasojë e konflikteve të mëparshme mes grupeve. Pak ditë më parë, në automjetet që jepeshin me qira nga Çekani, u gjetën GPS, që dyshohet se u vendosën nga Xhangolli dhe shoku i Sindi Syzo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat