“Ka kryer vepër penale”, Çupi për postin provokues të Këlliçit: Kjo e trondit shoqërinë

Shqipëria

“Ka kryer vepër penale”, Çupi për postin provokues të Këlliçit: Kjo e trondit shoqërinë

Më: 25 prill 2023 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Posteri “provokues” i  Belind Këlliçit, i vendosur së fundmi në hapësira publike në kryeqytet ka shkaktuar pakënaqësi të madhe tek qytetarët, por edhe komunitetete fetare e kanë dënuar atë.

Analisti Frrok Çupi, i pranishëm në studion e ABC News, u shpreh se ky akt është ofendim i pastër dhe shkelje e Kodit Zgjedhor. Sipas tij, akte të tilla janë të dhunshme dhe e kthejnë shoqërinë shumë shekuj pas.

“Kjo është një përdorimi I një gjuhe të pahijshme. Pavarësisht se është gjuha e trupit, është shkelje e hapur e kodit zgjedhor, Kodi Zgjedhor e parashikon propagandën, por e lejon në bazë të normave të caktuara. Kjo e kapërcen edhe kodin zgjedhor, e kapërcen edhe ligin. Kjo shkel edhe mbi moralin. Kjo është e dhunshme , prindi ndihet keq para fëmijës, burri para gruas, I madhi para të vogli, dhe përgjithësisht është mesazh I keq që na jep politika”, tha ai.

Në pikëpamjen Çupit, kandidati për Tiranën i koalicionit “Bashkë Fitojmë”  ka konsumuar vepër penale dhe si e tillë ëhstë e dënueshme nga ligji.

“Për mendimin tim ka kryer një vepër penale, aq më shumë ka bërë propagande fyese në mjetet e informimit publik.  Kushdo mund të kryejë akte të turpshme për të tërhequr vëmendjen, marrëzia është më tërheqës, I magjeps njerëzit. Po ti shkojmë kësaj logjike, do të shkojmë në skuta shumë të errëta të shoqërisë nëse jemi sapiensa apo vetëm homo. Kjo e trondit shoqërinë dhe e kthen në shekuj pas, dhe kjo godet vlerat e kombit, dhe godet gjithçka kombi të ndershme. Kjo fushatë ka dalë nga kontrolli i ligjit”, tha Çupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat