Dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 47-vjeçari në Shijak

Shqipëria

Dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 47-vjeçari në Shijak

Më: 26 prill 2023 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Një 47-vjeçar në Shijak akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Rasti është denoncuar në polici nga vetë 17-vjeçarja, e cila akuzon 47-vjeçarin për ngacmin seksual.

Megjithatë, policia deklaron se akuza po verifikohet.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin G. A., 47 vjeç, banues në Xhavzotaj, Shijak, pasi ka kallëzuar një 17-vjeçare se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht. Vijojnë veprimet hetimore për verifikimin e këtij kallëzimi”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat