Vranë biznesmenin dhe më pas u larguan/ Ekzekutori qëndroi dy muaj në Shqipëri për të njohur zonën!

Shqipëria

Vranë biznesmenin dhe më pas u larguan/ Ekzekutori qëndroi dy muaj në Shqipëri për të njohur zonën!

Më: 27 prill 2023 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Një ditë pasi policia zbardhi vrasjen e biznesmenit, Panorama TV ka mësuar të tjera detaje. Gazetari Ervin Leka raporton se autori i dyshuar i vrasjes, portugezi Ruben Saraiva ka hyrë në Shqipëri më date 11 shkurt 2023 dhe  është larguar ne mbrëmjen e 19 prillit 2023.

Për me shume se dy muaj, vrasësi ka qëndruar në Kakarriq, por ka lëvizur edhe në Lezhë dhe Shëngjin për te njohur zonën.

Ndërkohë Steven Hunt nga qyteti i Birmingham, ka qene vëzhguesi. Ai ishte në lokal kur ndodhi ngjarja dhe ka lajmëruar vrasësin portugez të futen brenda në lokal për të kryer ekzekutimin.

Steven Hunt ne orën 18:00 të pasdites se 19 prillit ka prerë një bilete me linjën ajrore që largohej nga Shqipëria po ate mbrëmje.

Ndërsa Edmond Haxhia, shqiptari që dyshohet se organizoi të gjithë vrasjen, një ditë pas ngjarjes më 20 prilli u largua me avion nga Rinasi drejt Britanisë së Madhe.

Skema e vrasjes

Sipas policise, në ekzekutimin e Nikulajt kanë marrë pjesë 6 persona, mes të cilëve vetëm një shqiptar dhe 5 të tjerë shtetas të huaj. Policia pretendon se ka mundur të zbardhë edhe rolet e secilit, ku shqiptari, sipas tyre, është në rolin e organizatorit, ndërkohë që ekzekutor është një shtetas portugez, ndërsa 4 shtetasit anglezë kanë luajtur rolin e informatorëve.

Kjo është skema e publikuar nga vetë Policia e Shtetit në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Lezhës, që pretendojnë se kanë në duar të gjitha provat shkencore për të çuar para drejtësisë të gjithë personat e shpallur në kërkim. Policia e Shtetit ndër të tjera ka pranuar se motiv i atij ekzekutimi është pikërisht gjakmarrja, pasi sipas Policisë familja e Nikulajve paska pasur probleme gjakmarrjeje me familjen Lekstakaj, të cilët ndodhen në Angli prej shumë vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat