Vettingu në Polici, ministri Çuçi zbulon skenarin: S’ka lidhje me zgjedhjet

Shqipëria

Vettingu në Polici, ministri Çuçi zbulon skenarin: S’ka lidhje me zgjedhjet

Më: 27 prill 2023 Në ora: 10:08
Bledi Çuçi

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka deklaruar për mediat se rinisja e Vettingut në Polici në kohë fushate nuk ka lidhje me zgjedhjet.

Çuçi shprehet se ky është proces që vijon në zbatim të ligjit.

“Vettingu në Polici është pezulluar kohë më parë me ligj dhe ne morëm kohën e duhur për ta ribërë ligjin apo për ta ndryshuar ligjin e Vettingut në Polici.

Miratuam ndryshimet e reja, ku parashikuam dhe nisëm vetëm Vettingun vetëm për pjesën drejtuese, duke hequr nga vetimi trupën e madhe të Policisë së Shtetit.

S'ka lidhje me zgjedhjet, është proces që vazhdon në zbatim të ligjit”, tha Çuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat