Rama ofron shëndetësi falas? Pensionistët ankohen

Shqipëria

Rama ofron shëndetësi falas? Pensionistët ankohen

Më: 27 prill 2023 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuara janë dy kategoritë që po e vuajnë më shumë krizën ekonomike dhe po përballen me pamundësinë për të plotësuar nevojat e tyre bazike.

Në emisionin “Koha për t’u Zgjuar” në News24, pensionistët shprehen se nuk blejnë dot as ilaçet që iu duhen, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Rama, që sipas tyre në vend që të ndihmojë shtresat në nevojë, kërcen tallava.

Një qytetare nga Delvina ngriti shqetësimin e saj për uljen e pagave të invaliditetit, nga 160 mije leke ne 76 mije lekë, në kohën kur qeveria ngre pagat e administratës.

Ndërsa një tjetër problematikë e ngritur në emisionin dedikuar zërit të qytetarëve, ishte për problemet me Kadastrat. Një qytetare nga Fieri ankohet se nuk merr dot certifikatën e pronësisë në Pojan, pasi Kadastra e Fierit nuk ka hartën e asaj zone.

Emisioni “Koha për t’u zgjuar” në News24 është mundësia e përditshme që qytetarët të shprehin shqetësimet e tyre dhe të denoncojnë shkeljet e paligjshmëritë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat