Begaj në Kroaci: Ka ardhur koha për linjë direkte ajrore mes dy vendeve

Shqipëria

Begaj në Kroaci: Ka ardhur koha për linjë direkte ajrore mes dy vendeve

Më: 27 prill 2023 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

Në vizitën e tij në Kroaci, presidenti Bajram Begaj ka bërë të ditur se ka ardhur koha për të pasur një linjë ajrore direkte mes dy vendeve.

Në një konferencë të përbashkët për mediat pas takimit me kreun e shtetit kroat, Zoran Milanoviç, Begaj vuri në dukje se mes dy vendeve duhet të ketë një linjë ajrore direkte, detare por edhe bashkëpunimi sa i përket infrastrukturës rrugore dhe asaj në fushën e energjisë duhet të rritet gjithashtu.

“Kjo vizitë është shprehje e vullnetit të qartë se raportet mes Shqipërisë dhe Kroacisë të vijojnë të rriten. Këto marrëdhënie janë edhe të nivelit strategjik, për çështjet që lidhen me paqen dhe prosporitetin në rajonin ku jetojmë.

Me këtë rast dua të shikohen fushat e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kroacisë, lidhja direkte ajrore mes dy vendeve, lidhja detare mes dy vendeve apo edhe infrastruktura rrugore si dhe infrastruktura në aspektin e energjisë.

Besoj se kjo do të jetë vëmendja e duhur që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor të jetë pjesë e Bashkimit Evropian”, u shpreh Begaj gjatë konferencës me homologun e tij kroat, Milanoviç .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat