Vodhi “Suzukin” luksoz dhe u largua me shpejtësi, policia i vihet në ndjekje 40-vjeçarit dhe e vë në pranga

Shqipëria

Vodhi “Suzukin” luksoz dhe u largua me shpejtësi, policia i vihet në ndjekje 40-vjeçarit dhe e vë në pranga

Më: 29 prill 2023 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Mëngjesin e sotëm u arrestua nga Policia e Vlorës një 40 vjeçar me iniciale  F. M. pasi akuzohet se ka vjedhur një makinë dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Personi me iniciale F. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, ka vjedhur automjetin tip “Suzuki” në Llaman, Himarë dhe është larguar me shpejtësi në aksin rrugor “Himarë-Sarandë”. I arrestuari  rezulton me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjeve.

Policia sekuestroi dhe automjetin që 40-vjeçari përdori për t’iu afruar vendit ku kreu vjedhjen.

Njoftimi i policise

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Himarë dhe shërbimet e DVKM Vlorë, operacioni policor i koduar “Swift”.

Vodhi automjetin e një shtetasi dhe u largua me shpejtësi, kapet pas disa minutash ndjekjeje nga Policia, 40-vjeçari me precedent kriminal në fushën e vjedhjeve.

Sekuestrohen 2 automjete.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me shërbimet e DVKM Vlorë, për vjedhjen e një automjeti tip “Suzuki”, në Llaman, Himarë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Swift”.

Në kuadër të këtij operacioni, u kap dhe u arrestua pas disa minutash ndjekjeje nga shërbimet e Policisë, shtetasi F. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili nga verifikimet rezulton shtetas me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjeve.

40-vjeçari, pasi ka vjedhur automjetin tip “Suzuki”, në pronësi të shtetasit L. V., në vendin e quajtur “Llaman”, është larguar me shpejtësi, në aksin rrugor “Himarë-Sarandë”. Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të këtij shtetasi, dhe pas disa minutash, kanë bërë të mundur kapjen e tij.

Automjeti i vjedhur, së bashku me një automjet tjetër, që dyshohet se përdori 40-vjeçari për t’iu afruar vendit ku kreu vjedhjen, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat