Arrestimi në Angli i Edmond Haxhias dhe dy shtetasve britanikë, reagon menjëherë ministri Çuçi

Shqipëria

Arrestimi në Angli i Edmond Haxhias dhe dy shtetasve britanikë, reagon menjëherë ministri Çuçi

Më: 29 prill 2023 Në ora: 13:19
Bledi Çuçi

Ministri i Brendshëm Bledi Çuci ka reaguar për arrestimin në Angli të Edmond Haxhia, i cili akuzohet se ka porositur vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Po ashtu janë arrestuar dhe dy shtetas britanikë.

“Përgëzime Policisë së Shtetit dhe partnerëve tanë britanikë për lajmin e konfirmuar për arrestimin e 3 personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë në Shëngjin disa ditë më parë.

Reagimi i shpejtë i palës britanike është tregues i bashkëpunimit në nivelet më të larta me Policinë e Shtetit dhe një punë e shkëlqyer hetimore e operacionale.

Vijon puna intensive edhe për arrestimin e personave të tjerë në atë ekzekutim kriminal dhe vënien e tyre para drejtësisë”, ka deklaruar Çuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat