Vrasësit e Nikulajt/ Policia britanike zbulon bashkëpunëtoren e katërt, ja vendi ku ndodhet gruaja që e vëzhgoi biznesmenin

Shqipëria

Vrasësit e Nikulajt/ Policia britanike zbulon bashkëpunëtoren e katërt, ja vendi ku ndodhet gruaja që e vëzhgoi biznesmenin

Më: 29 prill 2023 Në ora: 14:40
Harriet Bridgeman

Pas arrestimit të Edmond Haxhisë si edhe 2 bashkëpunëtorët anglezë Thomas Mithan dhe Steven Hunt, policia britanike ka rënë në gjurmët të britanikes Harriet Bridgeman.

Bridgeman akuzohet po ashtu se ka pasur rol vëzhgues në vrasjen e Ardian Nikulajt. Policia angleze ka arritur në gjurmimin e saj dhe pritet që edhe ajo të arrestohet, ndërsa nuk janë dhënë më shumë detaje.

Edmond Haxhia ishte porositësi dhe organizatori i atentatit që i mori jetën biznesmenit Nikulaj më shumë se një javë më parë.

Portugezi, Ruben Saravia ishte ekzekutori i planit, personi i shfaqur me motor dhe jelek fosforeshent i cili qëlloi për vdekje me 7 plumba biznesmenin Ardian Nikulaj, e ndërsa 4 britanikët e tjerë kishin rolin e vëzhguesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat