​Aksident në Krujë, humb jetën 77-vjeçarja

Shqipëria

​Aksident në Krujë, humb jetën 77-vjeçarja

Më: 30 prill 2023 Në ora: 20:10
Foto ilustrim

Një 77-vjeçare ka humbur jetën pasditen e kësaj të diele në Krujë, si pasojë e një aksidenti.

Nëpërmjet një njoftimi, policia në Shqipëri bën me dije se aksidenti u regjistrua në rrugën dytësore Fushë Krujë-Thumanë, ku 46-vjeçari me inicialet N. H., duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Fatkeqësisht, aksidenti rezultoi fatal për 77-vjeçaren, e cila ishte pasagjere në makinë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat