Berisha-kryeministrit: Kancelari i Austrisë zgjedh linjë tregtare, Rama udhëton me avion privat me dhomë gjumi 22 mln euro

Shqipëria

Berisha-kryeministrit: Kancelari i Austrisë zgjedh linjë tregtare, Rama udhëton me avion privat me dhomë gjumi 22 mln euro

Më: 30 prill 2023 Në ora: 20:30
Sali Berisha

Nga Vau i Dejës, Sali Berisha i është drejtuar kreut të qeverisë Edi Rama, duke thënë se vendi nuk mund të dalë nga kriza dhe qytetarët nuk mund të ndihmohen duke udhëtuar ai me avion me dhomë gjumi luksoze, që kap vlerën e 22 milionë eurove.

Berisha tha se kancelari i Austrisë udhëton me linja tregtare, ndërsa shtoi nga ana tjetër po ashtu se dhe ministret e Ramës porosisin një biftek 1 mijë euro, apo qëndisin veshjet për në parlament me gurë të çmuar.

Duhet të shkurtosh shpenzimet, mos të udhëtosh me avion personal me dhomë gjumi, por me linjë tregtare. Kancelari i Austrisë udhëton me linja tregtare kurse ky me avion me dhomë gjumi luksi, 22 mln euro.

Për të dyfishuar rrogat duhet që ministret mos të porosisnin biftek 1 mijë euro, as darka 10 mijë euro. Në parlament paradë mode. I qëndisni gjërat me Swarovski, por ka të tjerë që nuk kanë kafshatën”, tha Berisha.

Fill mbrapa do jenë zgjedhjet e përgjithshme të cilat me votë të lirë do përzënë nga pushteti Edi Ramën, dhe i garantoj shqiptarët se përsëri ata do të kalojnë në qytetarët më të paguar të rajonit. Garantoj bizneset se në një kohë të shkurtër, numri dhe kapacitetet e tyre do dyfishohen, se ne jemi parti e taksave të ulta”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat