Gjendet pa shenja jete në banesë 76-vjeçari, dyshohet për vetëvrasje

Shqipëria

Gjendet pa shenja jete në banesë 76-vjeçari, dyshohet për vetëvrasje

Më: 30 prill 2023 Në ora: 20:40
Foto ilustrim

Një 76-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij në fshatin Zhulat, Gjirokastër.

Dyshohet se i moshuari që jetonte i vetëm në banesë është vetëvarur.

Nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në fshatin Zhulat, Gjirokastër, është gjetur në banesë, nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvarur shtetasi H. H., 76 vjeç, i cili jetonte i vetëm në banesë.

Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat