Aksident i rëndë/ Makina përplas fëmijën, transportohet me urgjencë në spitalin e Traumës

Shqipëria

Aksident i rëndë/ Makina përplas fëmijën, transportohet me urgjencë në spitalin e Traumës

Më: 30 prill 2023 Në ora: 21:15
Foto ilustrim

Një fëmijë ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Fushë Mamurras.

Sipas informacioneve të para ngjarja ka ndodhur pranë linjës hekurudhore, në aksin rrugor Mamurras-Fushë Mamurrës.

Mësohet se i mituri është goditur nga një makinë, ndërsa është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur aksidenti, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat