1 Maji në Bulqizë, ish-minatorët: Ndjehemi të zhgënjyer

Shqipëria

1 Maji në Bulqizë, ish-minatorët: Ndjehemi të zhgënjyer

Më: 1 maj 2023 Në ora: 11:04
Foto nga vendi i ngjarjes

1 Maji në shumë vende përkujtohet si Festa e Punëtorëve, e cila festohet çdo vit dhe synon angazhimin e lëvizjes sindikale.

Vite më parë në Bulqizë festohej me aktivitete të ndryshme dhe me protesta paqësore.

Por sot qyteti minator i Bulqizës është i zbrazur, dhe mund të shikohen ish minatorë në qendër të qytetit.

Ish minatorët shprehen se dita e 1 Majit duhet të ishte protestë, pasi rrogat janë të ulëta, ndërkohë ushqimet po ngrihen çdo ditë shprehet Astrit Velia.

Kam punuar 30 vjet”, shprehet ish minatori Qazim Dama,”ku dhe jam gjymtuar në minierë dhe se marr një pension të vogël”, tha ai.

Disa prej ish minatorëve thonë se ndjehen të zhgënjyer që sot në Bulqizë nuk festohet dhe as nuk protestohet për të drejtat e punëtorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat