Marshim për “1 Majin” në Tiranë, çfarë kërkojnë protestuesit

Shqipëria

Marshim për “1 Majin” në Tiranë, çfarë kërkojnë protestuesit

Më: 1 maj 2023 Në ora: 12:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Qytetarët në Tiranë kanë dalë mëngjesin e sotëm në shenjët proteste me rastin e 1 majit, ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Ata  janë shfaqur në protestë me pankarta në duar, teksa kërkojnë kushte më të mira pune dhe paga më të larta, për të përballuar vështirësitë që po rriten dita-ditës.

Në 1 maj punëtorët dhe sindikatat e tyre në çdo vend të botës, protestojnë për të kërkuar të drejtat dhe kushte më të mira pune.

Por si mbeti 1 Maji dita simbol e punëtorëve dhe me çfarë ngjarje lidhet ajo?

Kujtojmë se 1 maji i parë lind në Paris në 1889-ën. Ideja u hodh gjatë Kongresit të Internacionales së dytë, të mbledhur në kryeqytetin francez.

Objektivi i organizatës së krijuar nga hiri i organizatës së parë ishte ai i koordinimit të aktiviteteve të të gjitha partive kombëtare të lidhura me lëvizjen e punëtorëve. U vendos të realizohej një manifestim i madh për t’i kërkuar autoriteteve publike që të reduktonin ditën e punës në 8 orë. Përveç se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku dita e punës festohet të hënën e parë të shtatorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat