Prodhimi vendas në rrezik, Meta: Kanë përkrahjen tonë, qeveria nuk ka marrë asnjë masë. Të anulohen vendimet arbitrare!

Shqipëria

Prodhimi vendas në rrezik, Meta: Kanë përkrahjen tonë, qeveria nuk ka marrë asnjë masë. Të anulohen vendimet arbitrare!

Më: 1 maj 2023 Në ora: 14:05
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shprehur mbështetjen për shoqatat e tregtisë dhe industrisë pas alarmit të ngritur se prodhimi vendas është në rrezik.

Meta tha se qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të lehtësuar sipërmarrjen, duke kërkuar të anulohen vendimet arbitrare dhe të ketë dialog me biznesin për të marrë parasysh kërkesat e tyre.

Ai i ftoi bizneset të votojnë koalicionin

“Dua të shpreh përkrahjen e fortë nga PL për shoqatat e tregtisë dhe industrisë, për rritjen e kostove të prodhimit si rezultat i disa shkaqeve. Qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të lehtësuar sipërmarrjen, për lehtësimin e kostove, për nxitjen e punësimit. Ka marrë vendime të njëanshme që favorizojnë vetëm oligarkët që po rrezikojnë falimentimin e sipërmarrjeve tona. Ndaj për PL zgjidhja është anulimi i vendimeve arbitrave dhe zhvillimi i një dialogu me biznesin, për të marrë parasysh kërkesat e bizneseve, për të evituar falimentimin e tyre. 14 maji për të gjithë ata që duan të kenë mbështetjen e qeverisë, të mbështesin koalicionin Bashkë fitojmë”, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat