Zgjedhjet lokale/ “Transporti publik, shashkë elektorale”, kandidati i PS për Këshillin Bashkiak: Shoh mungesë serioziteti nga pala tjetër

Shqipëria

Zgjedhjet lokale/ “Transporti publik, shashkë elektorale”, kandidati i PS për Këshillin Bashkiak: Shoh mungesë serioziteti nga pala tjetër

Më: 1 maj 2023 Në ora: 16:33
Aldo Merkoci

Kandidati i Partisë Socialiste për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Aldo Merkoci i ftuar në rubrikën “Opinion” foli për zgjedhjet lokale dhe kandidaturën e tij.

Merkoci komentoi fushatën elektorale të opozitës, ku tha se sheh mungesë serioziteti. Sakaq për propozimin e kandidatit për kryetar të Bashkisë Tiranë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Belind Këllëçi për transport publik falas tha se është një shashkë elektorale.

“Nuk kam dashur të bëj si ekspert për çdo gjë. Nga çfarë pashë nga eksperienca ime është çështja e edukimit, si një djalë i ri e kuptoj çdo të thotë të krijosh një familje, pra politikat ndihmëse dhe shpresoj që të ndihmoj për të sugjeruar. Së treti lidhet me arsimin digjital. Njerëzve ende u duket si fantashkencë, për në 10 vite digjitalizimi do jetë i pandalshëm.

Dyshimi ishte a do mund unë të vazhdoj të jap të njëjtën kontribut. KSH nuk ka qenë shumë i njohur, është sfidë tjetër për mua. Problemet që unë citova janë të prekura te kjo parti. Jam më i bindur e kurrë zgjedhjen time. Më bezdis mungesa e seriozitetit nga pala tjetër. S’kam dëgjuar asnjë premtim të artikuluar.

Transporti publik falas është si shashka elektorale. Në 20 min mund të futesh online dhe të bësh një kërkim dhe të del raporti i auditit. Vihet re që brenda dy viteve buxheti u dyfishua. Nëse qëllimi është për të ulur trafikun, qartazi nuk plotësohet ky kusht. Një njeri që kërkon çelësat e qytetit dhe menaxhimin e qytetarëve, duhet të ketë një plan të mirëmënduar.

Kemi dhe tunelin. Kush është ai inxhinier që e ka firmosur këtë projekt dhe të dalë garant, pasi është një nga gjërat më absurde. Premton oaze që nuk i dimë se ku. Më vjen keq që Belindi është një djalë i ri që mbështetet nga dy balena të vjetër si Saliu dhe Iliri.

E trajtojnë Tiranën si qytet të thjeshtë, kur ndërkohë është më kompleks dhe me sfida reale”, tha Merkoci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat