Hoxha i VV-së shpreh dëshpërim me shqiptarët në Shqipëri: Do ta votojnë Edi Ramën edhe pse tha jemi në Serbi

Shqipëria

Hoxha i VV-së shpreh dëshpërim me shqiptarët në Shqipëri: Do ta votojnë Edi Ramën edhe pse tha jemi në Serbi

Më: 1 maj 2023 Në ora: 16:41
Elvis Hoxha i Vetëvendosjes

Elvis Hoxha i Vetëvendosjes e ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook duke shprehur dëshpërim ndaj shoqërisë shqiptare.

Aktualisht në Shqipëri po mbahet fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 14 majit. Vetëvendosje kësaj here nuk po garon, siç kishte bërë dy vjet më parë në zgjedhjet parlamentare.

Por, duket që disponimi popullor në Shqipëri i ka shkaktuar dëshpërim Elvis Hoxhës, aktivistit të Vetëvendosjes.

Ai e ka quajtur shoqërinë shqiptare në Shqipëri “pa kurrfarë ndjenje politike dhe publike” ndërkohë që pretendon se Edi Rama e ka thënë hapur që “ne bëjmë pjesë në Serbi.”

“Pra, Edi Rama po na thotë hapur se ne bëjmë pjesë në Serbi, ndërsa populli që shkon ta votojë deklaron çdo ditë që është evropian,” – shprehet z. Hoxha.

Nacionale nuk ka parë ndonjë deklaratë të hapur të z. Edi Rama ku ai thotë se Shqipëria është nën Serbi.

Statusi i plotë i Hoxhës:

Që shoqëria shqiptare në Republikën londineze nuk ka kurrfarë ndjenje politike dhe publike e dëshmon fakti se një pjesë e madhe e saj do të votojë për Edi Ramën edhe pse ky na tha hapur se Shqipëria nuk hyn në Evropë nëse nuk hyn Serbia në Evropë.
Pra, Edi Rama po na thotë hapur se ne bëjmë pjesë në Serbi, ndërsa populli që shkon ta votojë deklaron çdo ditë është evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat