Gara për Tiranën/ Kulluri: Bejko nuk ka asnjë shans, kandidimi i tij e bën edhe Këlliçin jo fitues

Shqipëria

Gara për Tiranën/ Kulluri: Bejko nuk ka asnjë shans, kandidimi i tij e bën edhe Këlliçin jo fitues

Më: 1 maj 2023 Në ora: 17:35
Edvin Kulluri

Analisti Edvin Kulluri thotë se gara për Bashkinë e Tiranës, do jetë ajo e cila do të tërheqë më shumë vëmendje në zgjedhjet lojkale të 14 majit.

Në një intervistë për ABC News, Kulluri u shpreh se kandidati i Partisë Demokratike për kryeqytetin, Roland Bejko nuk ka asnjë shans për të fituar dhe se po hyn në garë për të marrë sa më shumë vota.

Sipas Kullurit, kandidimi i tij, e bën edhe kandidatin e koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçin jo fitues, pasi edhe në Tiranë, vota e opozitës është e përçarë.

Ndër të tjera, analisti shtoi se të 3 kandidatët nuk kanë treguar vizion politik për Tiranën.

“Kemi kandidatët ku Tirana tërheq më shumë vëmendje. Kemi Erion Veliajn që kërkon mandatin e tretë, Belind Këlliçin të parin dhe Bejkon që hyn në një garë për të marrë sa më shumë vota. Duhet të jemi realistë dhe të themi që zoti Bejko nuk ka asnjë shans që të fitojë. Të them të drejtën, për shkak të pranisë së zotit Bejko, edhe Belind Këlliçi nuk ka asnjë shans që të fitojë, sepse vota e opozitës është e çarë edhe në Tiranë. Çfarë ndodh? Ndodh ajo që 3 mandate në Tiranë do ishte shumë. Ajo që shikoj unë, është që të gjithë kandidatëve u mungon vizioni politik për Tiranën”,

Këto janë zgjedhje politike të nivelit lokal. Kryetari i bashkisë është personazh politik. Mungon vizioni politik. Këto premtimet, një shkollë këtu, një park atje, një kullë atje nuk përbën një vizion politik. Ajo qe unë vë re me shqetësim, është që niveli përgjithësisht, i retorikës dhe i artikulimit politik në kandidatëve ka ardhur në ulje, ndër vite”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat