“Me çertifikatë dhe vulë të padëshirueshëm”, Rama nga Pogradeci: Lufta e tyre bëhet për të marrë peng bashkitë

Shqipëria

“Me çertifikatë dhe vulë të padëshirueshëm”, Rama nga Pogradeci: Lufta e tyre bëhet për të marrë peng bashkitë

Më: 1 maj 2023 Në ora: 17:37
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, në një takim elektoral në Pogradec, iu kërkoi qytetarëve që të votojnë kandidatin socialist për zgjedhjet e 14 Majit, Ilir Xhakollin. Ai shtoi se përpjekja e koalicionit Meta-Berisha për të fituar bashki nuk bëhet për gjë tjetër veçse për t’i përdorur në “luftën” kundër qeverisë.

“Qeveria është burri, bashkia është gruaja. Bashkia duhet të kujdeset për të gjitha. Gratë nuk kanë kohë për të humbur. Gratë, nënat, gjyshet e kuptojnë më mirë se pse me 14 maj duhet me patjetër që punës t’i gjendet njeriu i duhur. Ju e keni njeriun e duhur sepse e keni gjetur. Mbajeni dhe mos e lëshoni.

Vota e zgjedhjes së kryetarit të bashkisë është vajtja në pazar për të blerë kalin për të tërhequr karrocën. Të blesh kalin të tërheqësh karrocën apo për inat të atij që shet kalin që është i majtë, të shkosh të blesh…kë do të marrësh, apo do të mbetesh ta tërheqësh vetë.

Sot le ta themi deri në fund janë shumë më keq sec kanë qenë në ditën e tyre më të keqe sepse janë të diskretituar botërisht. Nuk i do njeri t’i shohë me sy dhe si mundet Shqipëria të mbajë në kurriz. që edhe shqipërinë të mos ta shohin me sy për shkak të tyre. E kanë me certifikatë dhe vulë të padëshirueshëm për miqtë më të mëdhenjt tanët.

Ndërkohë që Shqipëria është më e respektuar se kurrë në sytë e botës. Si do t’i vini në kurriz Shqipërisë persona të padëshiruar nga ata, pa të cilët nuk e kemi as fuqinë dhe mundësinë që të shkojmë përpara ashtu siç duhet. Kjo nuk është zgjedhje e mençur. Ky është budallallëk i madh për vendin dhe interesat e gjithë secilit. Ata nuk dinë, nuk duan dhe kanë qëllimë krejt të tjera.

Lufta e tyre për të fituar ndonjë bashki, është një luftë për të marrë peng bashkitë për t’i kthyer në kështjella lufte me qeverinë në Tiranë dhe për të marrë fondet dhe për të paguar autobusët për të thonë Rama ik. Të kishin ndonjë shans që të ikja unë me autobusë hajde, po kot.

Ata për mua janë bërë si hudhra. Problemi është që nuk merren të futen nëpër bashkira sepse për hudhra me ato dy gishtat shyqyr që i kemi. Edhe atë tjetrin s’e ke fare në fletën e votimit. Tjetri ka ikur nga fleta e votimit dhe ti voton ta fusësh prapë. Ai nuk është fare. Vjen vërdallë nëpër Shqipëri nën sqetullën e Like Floririt. Ja ku u katandis partia e famshme legjendare në dorën e Like Floririt. Ku do të shkojë me Liken?”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat