Subashi: Shqiptarët duhet të ngrihen në protesta për të drejtat e tyre, jo për partitë politike

Shqipëria

Subashi: Shqiptarët duhet të ngrihen në protesta për të drejtat e tyre, jo për partitë politike

Më: 1 maj 2023 Në ora: 18:54
Anisa Subashi

Anisa Subashi, zëvendës presidente e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, në një intervistë për “Special Report” tha se qytetarët shqiptarë nuk protestojnë për të drejtat e tyre. Sipas saj, duhet të rritet ndërgjegjësimi që ata të protestojnë për të drejtat themelore dhe jo për partitë politike.

“Për sa kohë nuk do të rritet ndërgjegjësimi tek shqiptarët që nuk do të ngrihemi më për parti politike por për të drejtat tona, ne padyshim kemi qenë të gatshëm por kemi marrë shpesh edhe dështime. Para një viti bëmë një protestë në Ulëz ku të gjithë punonjësit thanë do të dalim, por doli vetëm këshilli sindikal.

Çka unë u kërkoj shqiptarëve është se duhet të rrisni ndërgjegjësimin për t’u ngritur për të drejtat tuaja dhe jo për partinë politike.”, tha Subashi. Ndërkohë, duke iu përgjigjur pyetjes se përse nuk kanë dalë në shesh në këtë 1 Maj, ajo tha se shkak është bërë fushata elektorale për të mos pasur keqkuptime.

Ajo shtoi se kanë kërkuar që të bëhet e detyrueshme me ligj për bizneset një ditë pushim në javë.

“Një nga kërkesat që kemi paraqitur në këshillim kombëtar të punës para qeverisë që një ditë në javë të bëjnë pushim. Kemi kërkuar që të bëhet me ligj e detyrueshme për bizneset që një ditë duhet ta kenë pushim siç e bën e gjithë bota e zhvilluar. Nëse do të shkoni në Bruksel, do të shikoni se në 6 gjysmë të gjithë dyqanet janë mbyllur dhe gjatë fundjavës edhe ato të shërbimeve jetike, si supermarketet e kanë përcaktuar dhe e kanë me detyrim që e kanë pushim. prandaj dhe kemi kërkuar. Duke qenë se nuk e arrijmë dot në të gjithë Shqipërinë, ftojmë të gjithë punonjësit të vijnë të anëtarësohen në Konferedatën e Sindikatave të Shqipërisë dhe do të përfaqësohen denjësisht.”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat