E rëndë në Vorë/ Burri qëllon me sëpatë gruan pas koke

Shqipëria

E rëndë në Vorë/ Burri qëllon me sëpatë gruan pas koke

Më: 1 maj 2023 Në ora: 21:10
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Breg Shkozë të Vorës, ku burri ka qëlluar me sëpatë pas kohe gruan e tij.

72-vjeçari Qazim Budlla, pas një zënke për motive të çastit. ka qëlluar gruan e tij Vasilika Budalla, 69 vjeçe. ABC News mëson se gruaja mësohet se fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ajo është transportuar për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës.

72-vjeçari dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor ndërsa mësohet se edhe më herët e ka dhunuar gruan pasi kjo e fundit ka shenja të shumta në trup. Ndihma e parë i është dhënë nga qendra shëndetësore e Fushë Krujës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat