Vrasja e kenianes drejt zbardhjes/ Nga dëshmia e shoferit të kazinosë, te personi misterioz që kapi kamera

Shqipëria

Vrasja e kenianes drejt zbardhjes/ Nga dëshmia e shoferit të kazinosë, te personi misterioz që kapi kamera

Më: 1 maj 2023 Në ora: 21:48
Joy Ayoko

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me shoqërimin e 6 personave, të cilët u morën më pyetje lidhur me ngjarjen e kenianes, 22-vjeçarja Joy Ayoko. Kjo e fundit më 14 gusht u gjet e dhunuar barbarisht poshtë hostelit në rrugën Pandeli Evangjeli.

Burime nga grupi hetimor thanë se 6 të shoqëruarit, mes tyre dhe Rodi Barçi, shoferi i kazinos dhe vëllai i tij, pasi janë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen janë lënë të lirë. Gazetari Igli Ccelmeta raporton për BalkanËeb se këtyre personave iu janë sekuestruar edhe telefonat celularë. Përveç vëllait të Rodi Barçit të shoqëruarit e tjerë janë miqtë dhe shokët e ngushtë të shoferit të kazinos. Sa i përket dëshmisë së Barçit ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim, me dëshminë e parë, ku ka mohuar të jetë i përfshirë në ngjarje dhe se kishin pasur një marrëdhënie intime, por që i kishin dhënë fund pak para ngjarjes.Të njëjtat burime thonë se drejt Kenias janë dërguar letër porosi lidhur për autopsinë e kenianes dhe pritet që dhe Interpol të përshpejtojë procedurat për bashkëpunim lidhur me ngjarjen. Ndonëse telefonat janë sekuestruar grupi hetimor ka hasur vështirësi në telefonin e kenianes për shkak se ajo përdorte numër kenian dhe gjithashtu telefoni i saj ka qenë i dëmtuar, sa i përket komunikimeve edhe ato janë në gjuhë keniane dhe disa edhe anglisht kështu që pritet edhe të përkthehen.

Ndërkohe një ndër pikëpyetjet e mëdha është edhe deklarata e mikeshave të Joy-t. Burimet thanë se në deklarimet e para që u janë marrë Emilit dhe Joy Brenda dhe janë ripyetur disa herë. Ndonëse hetimet vijojnë pritet që zbërthimi i telefonave celularë të ndihmojë grupin hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Teksa natën e ngjarjes nga pamjet filmike është parë një person, i cili është afruar pranë hostelit ku jetonte 22-vjeçarja Joy Ayoko. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ngjarja është drejt zbardhjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat