Protesta për gjyqet! Gjykata e lartë ka një stok prej 28 mijë dosjesh

Shqipëria

Protesta për gjyqet! Gjykata e lartë ka një stok prej 28 mijë dosjesh

Më: 4 maj 2023 Në ora: 20:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Nën kuriozitetin e ndonjë qytetari që ndalon për të lexuar pankartat dhe të tjerëve që nxitojnë në rutinën e tyre, Edmond Velaj proteston krejt i vetëm në dyert e ministrisë së drejtësisë.

Kërkesa e tij lidhet me gjyqësorin dhe këmbëngulja e të moshuarit është dorëheqja e institucioneve nga një rekurs në gjykatën e lartë. Një rekurs i tillë ka sjellë për Velajn një pritje të gjatë, dhe një drejtësi që ai nuk dëshiron që ta marrë pas vdekjes

Unë kam një vit e gjysëm që kam marrë vendimin e shkallës së parë, 540 ditë që kanë ikur nga jeta e koha ime, prandaj kam dalë këtu o zbato 60 ditëshin o hiq dorë nga rekursi, dy rrugë ka ska të tretë”- tha Edmond Velaj.

Në Shqipëri gjatë vitit të kaluar policia u njoftua për 1195 protesta, ku kryesojnë banorë të Bërxullës dhe të rrugës “5 maji” me protestat e tyre të vazhdueshme për pronën. Ndërsa në vend të tretë është shoqëria civile me reagimet dhe tubimet e saj veçanërisht pas krimeve dhe dhunës ndaj grave por gjithashtu shoqëria civile ka reaguar edhe me pritshmëritë e saj nga SPAK. Të tjerat dhe çfarë mbetet nga protesta janë reagime dhe tubime të politikës.

Më 8 maj mbush 60 ditë që rri këtu çdo ditë, vetëm të shtune dhe të dielë e bëj pushim se e bëjnë këta. Edhe nipi e mbesa ime më thonë se nuk fitoj gjë. Unë e kam vendosur do të rri këtu nuk do të luaj, deri sa Ulsi Manja të më thotë u hoq rekursi ose po shqyrtohet dosja.”– tha Edmond Velaj.

Pas paralajmërimeve të kësaj gjykate për heqjen dorë nga paditë e panevojshme, javën e kaluar avokatia e shtetit u gjobit për shkak të një rekursi të tillë që po mbante peng një efektiv policie të larguar pa të drejtë nga detyra.

Gjyqtari që ka marrë në dorë dosjen time po shqyrton rekurset e 2015, u bënë 6 vite”– tha Edmond Velaj.

Në janar 2022 qeveria miratoi një udhëzim në të cilin institucionet shtetërore orientoheshin të dorëhiqeshin nga rekurset ku shteti kishte humbur betejën me qytetarin për çështjen e dëmshpërblimeve, njohja e vjetërsisë në punë, njohja e librezës dhe vërtetimet dhe pensionet. Megjithatë institucionet nuk kane hequr dorë nga inercia për tu ankuar në shkallët më të larta dhe për pasojë stoku vazhdon të mbetet shqetësues shqetësues.

“Unë rri në blozë këtu, ata rrinë ngrohtë aty”- tha Edmond Velaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat