Dronët mbi Kremlin, Ngjela hedh dyshime të forta: Ishin të një teknologjie të dobët, ja kush mund ta ketë bërë

Shqipëria

Dronët mbi Kremlin, Ngjela hedh dyshime të forta: Ishin të një teknologjie të dobët, ja kush mund ta ketë bërë

Më: 5 maj 2023 Në ora: 00:37
Avokati Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela thotë se është shumë e mundur, që sulmet me dron mbi Kremlin të jenë kryer nga kundërshtarët politikë të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Në emisionin “Lufta dhe Paqja”, Ngjela u shpreh se dronët e përdorur, ishin të një teknologjie të dobët.

“Ka mendime që e kanë bërë edhe forcat kundërshtare trë tij, opozitarët e Kremlinit. Rusët opozitarë, është edhe ky opsion. Zelenski nuk e pranoi. Sipas burimeve të mia, dronët kanë qenë nivel i dobët dhe kuptohet që kjo iu provon me fakt që e kanë bërë forcat kundërtshtare. Në thelb, është tallje me Rusinë dhe mirë ia bëjnë. Mira ia bëjnë, nuk ka rrugë tjetër sepse do t’i qëndrojmë nivelit teknologjike. Burimet që kam parë dhe kam lexuar unë më kanë thënë që nuk kanë qenë shënjestra të nivelit të lartë. E kanë vënë faktin që Rusinë mund ta godasë kushdo.

Kjo është esenca politike e kësaj, nëse e kanë bërë forcat kundërshtare. Dihet fakti shkencor që ishin dronë me teknologji të dobët. Amerika do shkojë me drapër dhe çekanë t’iu bjerë? Nuk kanë ndryshuar ata, janë budallenjtë e kohës staliniane. Ky është njësoj si Stalini. Kuptohet edhe nga mënyra se si flet, Putini është nivel i dobët dhe po i bën shumë dëme Rusisë”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat