“Rilindja një sekt i papërgjegjshëm”, Meta: Rama konkurroi sheikun më të pasur, përfundoi me udhëtime 20 mln euro me avion luksoz

Shqipëria

“Rilindja një sekt i papërgjegjshëm”, Meta: Rama konkurroi sheikun më të pasur, përfundoi me udhëtime 20 mln euro me avion luksoz

Më: 7 maj 2023 Në ora: 19:04
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nga Velipoja ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka përdorur paratë e qytetarët për shërbimet e tij personale.

Gjithashtu, Meta është shprehur se problemi i kryeministrit është vota e lirë, ndërsa shtoi se më 14 maj Rama do të marrë ‘vulën e turpit’.

“1/3 e tyre i kapi dekriminalizimi. Rekordin e theu bashkia e Vorës , ndërroi 5 kryetarë të komanduar. Bashkia e Kavajës falimetoi, bashkia e Vorës falimentoi. Nuk ka kohë Shkodra të provojë Edi Ramën se e ka provuar e gjithë Shqipëria.

Përfundoi me 20 mln euro në kurriz për udhëtime me super avionin e tij luksoz që konkurron me sheikët më të pasur të lindjes së Mesme. Kujtoi se do ta kalonte me një gënjeshtër. Para disa ditësh i lutej kandidatit të pavarur në Sarandë të tërhiqej nga gara sepse kandidati i tij do të dalë i tretë dhe i thotë e ke ti përgjegjësinë nëse humbim Sarandën”, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat