Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse Meta nuk largohet nga politika

Shqipëria

Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse Meta nuk largohet nga politika

Më: 9 maj 2023 Në ora: 19:35
Kreshnik Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në një intervistë për Euronews Albania, gjetjet e “Barometri”, ku në sondazhet e fundit rezulton se 85% e qytetarëve nuk e pëlqejnë figurën e Ilir Metës, por ai nuk largohet sepse ka frikë nga populli

Sipas juristit, diçka e tillë është normale duke marrë në konsideratë dhe sa i konsumuar është ky i fundit në politikë.

“Fakti që Ilir Meta është figura më e urryer dhe ai vazhdon të rrijë në politikë dhe ka marrë gjithë postet, president, kryeministër, kryetar parlamenti do të thotë që nuk është refleksion i vullnetit dhe sovranitetit popullor, por është produkt i pazareve, i dhunës politike, i kapjes së shtetit, i manipulimit të votave, i pazareve të ndyra dhe të pandershme,” – u shpreh Spahiu.

Ai theksoi se gjetjet e “Barometri” kanë nxjerrë në pah fytyrën e vërtetë të politikanëve shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat