Përmbytet peshkarexha në ujërat e Adriatikut, shpëtohen 3 peshkatarët që ndodheshin në bord

Shqipëria

Përmbytet peshkarexha në ujërat e Adriatikut, shpëtohen 3 peshkatarët që ndodheshin në bord

Më: 10 maj 2023 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Një peshkarexhë është mbytur natën e kaluar në ujërat e Adriatikut.

Mësohet se anija e peshkimit u godit nga njëri prej trageteve të linjës  Durrës-Bari. Përplasja shkaktoi çarje të saj, ndërsa 3 peshkatarët, dy durrsakë dhe një egjiptian arritën të braktisin në kohë anijen ‘Eltoni”, që po fundoste në ujë, duke përdorur një zader, mjet i vogël shpëtimi.

Ngjarja ndodhi afër mesnatës në dalje të portit, pranë fenerit, ndërsa alarmi u dha nga familjarët e shqetësuar të peshkatarëve, që ndodheshin në bord, pasi kishin humbur kontaktet me ta.

Një operacion kërkim-shpëtimi u organizua më pas nga autoritetet portuale, duke mundësuar gjetjen dhe nxjerrjen në breg të peshkatarëve të anijes “Eltoni”.

Pasi u shpëtuan nga rreziku i mbytjes, të tre u dërguan për një kontroll shëndetësor në spitalin e Durrësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat