Këshilli Euroatlantik i PD denoncon cenimin e barazisë në zgjedhjet lokale: Të shqetësuar për shitblerjen e votës!

Shqipëria

Këshilli Euroatlantik i PD denoncon cenimin e barazisë në zgjedhjet lokale: Të shqetësuar për shitblerjen e votës!

Më: 12 maj 2023 Në ora: 15:21
Preç Zogaj

Në përmbledhje të diskutimeve të zhvilluara në Forumin “Demokracia vendore në zgjedhjet e 14 majit”, mbajtur dje në Tiranë, Këshilli Euroatlantik pranë Partisë Demokratike denoncon cenimin e barazisë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Gjithashtu Preç Zogaj shton se është i shqetësuar për shitblerjen e votës.

DEKLARATA E PLOTË

Në përmbledhje të diskutimeve të zhvilluara në Forumin “Demokracia vendore në zgjedhjet e 14 majit”, mbajtur dje në Tiranë, Këshilli Euroatlantik pranë Partisë Demokratike lëshon deklaratën e mëposhtme:

-Vlerësojmë dhe mbështesim fuqishëm fushatën elektorale të Partisë Demokratike në të cilën drejtuesit e saj nga baza në qendër me Enkelejd Alibejn në krye, kandidatët e saj me Roland Bejkon në Tiranë si zëri i tyre me përfaqësues, anëtarët dhe simpatizantët e saj në mbarë vendin, po shpalosin me qartësi dhe vendosmëri alternativën e një opozite të vlerave perëndimore dhe kombëtare të qendrës së djathtë dhe të një Partie Demokratike të hapur e të reformuar me shikimin nga e ardhmja.

-Denoncojmë cënimin e barazisë në zgjedhje, shprehur edhe në vonesat ekstreme të qëllimshme për livrimin e fondeve për fushatën elektorale të PD-së, çfarë ka bërë që praktikisht kjo parti të fushatojë deri në fund pa financimet që i jep ligji, në kontrast të stërmadh me fushatat publicitare shumë të kushtueshme, me financime jotransparente, të Partisë Socialiste dhe koalicionit “Bashkë fitojmë”

-Denoncojmë përdorimin në çfarëdo lloj forme të buxhetit të shtetit nga partia në pushtet për orientimin dhe kushtëzimin e votës së qytetarëve, sidomos në formën e thirrjes për të votuar PS që të marrin investime, një koncept fyes për qytetarët që godet në bosht decentralizimin dhe autonominë vendore.

-Shprehim shqetësimin e thellë për rastet e shitblerjes së votës, që në intensifikimin e tyre në ditët e mbetura të fushatës do të rrezikonin shndërrimin e zgjedhjeve nga festë në farsë të turpshme që i intereson vetëm kriminalizimit të politikës.

-Theksojmë se normalizimi i përdorimit të administratës dhe makinerisë shtetërore në zgjedhje për llogari të Partisë Socialiste me justifikimin se na lejohet gjithçka meqë një pjese të opozitës i janë mbyllur dyert në SHBA dhe Europë, është e papranueshme dhe shumë e dëmshme për demokracinë, për vendin. Asgjë nuk e justifikon shkatërrimin e standardeve zgjedhore euroatlantike.

-Ripohojmë se zgjedhjet e 14 majit, megjithëse vendore, janë si asnjëherë tjetër, zgjedhje politike dhe gjeopolitike gjithashtu. SHBA, Europa, Perëndimi po na shohin me kë janë zgjedhësit shqiptarë tani.

-Përsërisim thirrjen drejtuar zgjedhësve pa dallim- demokratë, pa parti, të pavendosur-, elektoratit gri, njerëzve të lirë e të fortë të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 14 majit, të votojnë kandidatët e Partisë Demokratike, të votojnë numrin 9 në fletën e votimit për këshilltarë, t’i japin mundësi kësaj partie të mbetet një forcë politike vitale, të ringrihet, të reformohet, modernizohet dhe riniset si alternative perëndimore dhe kombëtare e rrotacionit sa më të shpejtë të pushtetit në Shqipëri. Këshilli Euroatlantik pranë PD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat