​Policia e Shqipërisë gati për ruajtjen e objekteve zgjedhore

Shqipëria

​Policia e Shqipërisë gati për ruajtjen e objekteve zgjedhore

Më: 13 maj 2023 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se përfundoi në të gjithë vendin, instruktazhi i punonjësve të Policisë që janë të angazhuar për ruajtjen e objekteve zgjedhore, si dhe ka nisur shpërndarja e tyre, në zonat e caktuara me shërbim.

Sipas njoftimit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë procesit zgjedhor, si dhe për mbarëvajtjen e këtij procesi secili punonjës policie është pajisur me librin e xhepit, si dhe me dokumentin identifikues sipas numrit kodik të punonjësve që do të angazhohen me shërbim, gjatë procesit zgjedhor.

“Është ngritur dhe vijon aktualisht funksionimin, aplikacioni dixhital ku çdo punonjës policie do të raportojë në kohe reale përmbushjen e detyrave funksionale, si dhe çdo problematikë që mund të hasë, janë ngritur grupet e drejtimit në çdo DVP dhe në komisariatet në varësi, të cilat do të raportojnë në grupin e drejtimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, si dhe për menaxhimin e çdo lloj situate gjatë këtij procesi, të gjitha objektet zgjedhore janë tashmë të mbuluara me punonjës policie dhe marrja në ruajtje e tyre ka filluar që në momentin e mbërritjes së materialeve zgjedhore. Gjatë instruktazheve të zhvilluara në të gjitha qarqet, drejtuesit e Policisë kanë kërkuar nga të gjithë punonjësit e Policisë të angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, të tregojnë profesionalizëm, maturi dhe korrektesë për zbatimin e të gjitha detyrave të përcaktuara në planin e masave”, thuhet në njoftim.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se ka ndërmarrë të gjitha masat për krijimin e kushteve që ditën e nesërme, qytetarët të votojnë të lirë dhe të qetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat