Denoncon Dule: Janë aktivizuar grupe të fortësh që fotografojnë e kërcënojnë qytetarët

Shqipëria

Denoncon Dule: Janë aktivizuar grupe të fortësh që fotografojnë e kërcënojnë qytetarët

Më: 14 maj 2023 Në ora: 12:30
Vangjel Dule

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, në një deklaratë për mediat ka akuzuar të afërmit e kryebashkiakut dhe njëherësh kandidatit të PS-së në Himarë, Jorgo Goro, se po ushtrojnë presion mbi votuesit në qendrat e votimit.

Dule thotë se ata po ofrojnë para në këmbim të marrjes së kartave të identitetit të votuesve në Himarë para hyrjes së tyre në qendrat e votimit.

Dule ndër të tjera akuzon se janë ngritur grupe të fortësh me makina luksoze që po kërcënojnë qytetarët.

“Dëshiroj të ju falenderoj të gjithëve që jeni të pranishëm dhe do të ju lutesha që të jeni deri në fund të procesit. Nga zhvillimi i procesit zgjedhror, nga vizitat personale në disa qendra votimi dhe nga disa informacione që kemi nga përfaqësi, denoncoj aktivizimin e të afërmëve të kandidati të PS-së duke ushtruar presion, duke ofruar para në këmbim të marrjes së kartave të identitetit dhe duke ushtruar presion mbi zgjedhësit para hyrjes në qendra votimi. Tentojmë të komunikojmë me policinë pa sukses. Nuk ka prani policore në shumicën e qendrave të votimit, ndërkohë që është detyrim të jenë. Janë aktivizuar në shumë qendra votimi grupe të fortësh me makina luksoze duke ju folur qytetarëve se po fotografohen të gjithë me kërcënimin se do të përdoren të nesërmen kundër tyre. Duhet që këtij detyrimi ligjor, policia t’i përgjigjet në kohë. Janë në terren, sidomos në qendra që janë në distancë të qytetit, punonjësit e Kadastrës së Bashkisë Himarë të cilët duke pasur lista të banorëve që kanë lista të problemeve pronësore, nuk do ju japin zgjidhje nëse nuk votojnë PS. Unë nuk jam Polici e Shtetit dhe nuk mbaj me vete kamera dhe as mikrofon, denoncoj atë që konstatoj dhe ju mund të më provoni ato që them si të drejta apo të padrejta. Situata nuk duhet të tensionohet. Ne duam proces të barabartë dhe të qetë. Ata që kanë arrestuar dhe mbajnë peng kandidatin tonë, Edi Rama, është ai që dirigjon këto tensione. Duhet të largohen të fortët. Duhet prani policore. Shkoni dhe shikoni në qendrën e votimit, Himarë fshat makina luksoze dhe persona që fotografojnë”-thotë Dule.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat