​Votimi në Shqipëri, deri në orën 16:00 votuan vetëm 32.19 % e qytetarëve

Shqipëria

​Votimi në Shqipëri, deri në orën 16:00 votuan vetëm 32.19 % e qytetarëve

Më: 14 maj 2023 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Deri rreth orës 16:00 pjesëmarrja në votime duket e ulët, teksa kanë votuar 32,19 % e qytetarëve.

Të dhënat përditësuara nga KQZ vijnë nga 2694 qendra votimi nga 5211 në total.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, deri më tani numri i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës është 619193 nga 1923650 zgjedhës në listat e qendrave të votimit.

Pjesëmarrja në votime në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021 në të njëjtën orë 41.25 për qind.

Këtë 14 maj, qytetarët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e bashkive si dhe anëtarët e këshillave bashkiakë për 4 vitet në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat