“Ka fyer komisionerët dhe tentuar të shtyjë kutitë e votimit në Elbasan”, Prokuroria dhe Policia nisin hetimet ndaj Flamur Nokës

Shqipëria

“Ka fyer komisionerët dhe tentuar të shtyjë kutitë e votimit në Elbasan”, Prokuroria dhe Policia nisin hetimet ndaj Flamur Nokës

Më: 14 maj 2023 Në ora: 19:00
Flamur Noka

Policia e Elbasan është njoftuar se deputeti Flamur Noka, ishte futur në QV-në e fshtatit Kuqan dhe kishte ofenduar komisionerët, ndërsa në qendrën e votimit në Shirgjan ka tentuar të shtyjë kutitë dhe është larguar.

Policia njofton se në bashkëpunim me prokurorinë, kanë nisur hetimet për të dyja rastet.

Njoftimi i Poliisë:

Më datë 14.05.2023, rreth orës 17:00, Policia është njoftuar se në Qëndrat e Votimit të fshatrave Kuqan dhe Shirgjan, drejtuesi politik i koalicionit “Bashkë Fitojmë“, deputeti F. N. ishte futur në QV-në e fshtatit Kuqan dhe ka ofenduar komisionerët, ndërsa në qendrën e votimit në Shirgjan ka tentuar të shtyjë kutitë dhe është larguar. Nga ana e komisionerëve nuk është kërkuar ndërhyrja e Policisë.

Në lidhje me njoftimin e marrë, është njoftuar menjëherë Prokurori.

Nga ana e Policisë, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë veprimet verifikuese dhe procedurale në lidhje me të dyja rastet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat