Çuçi shpall fitoren në qarkun Berat: 5-0 për PS

Shqipëria

Çuçi shpall fitoren në qarkun Berat: 5-0 për PS

Më: 15 maj 2023 Në ora: 12:54
Bledi Çuçi

Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Beratit, Bledi Çuçi konfirmoi fitoren e socialistëve me rezultatin 5 me 0.

Ai tha se në Berat dhe Dimal janë ende kuti që po numërohen, ndërsa shtoi se kandidatët e PS janë në avantazh të thellë.

“Qarku është 5 me 0. Dimali ka vetëm 3 kuti tani dhe ato janë në avantazhin tonë me kundërshtarët. Berati ka akoma për të numëruar.

Po presim se patëm një ndërprerje sepse kërkuan ndërprerje numëruesit e opozitës. Berati do të shkojë rezultati në 63%.”, tha Çuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat