Shembull qytetarie nga Vau i Dejës: Zef Hila uron rivalin socialist për fitoren

Shqipëria

Shembull qytetarie nga Vau i Dejës: Zef Hila uron rivalin socialist për fitoren

Më: 15 maj 2023 Në ora: 14:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Humbi garën, por jo qytetarinë. Në mesin e shumë akuzave të ndërsjellta mes përfaqësuesve të palëve poltike, një shembull qytetarie vjen nga Vau i Dejës.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Zef Hila ka uruar rivalin e tij socialist për fitoren, duke pranuar dhe rezultatin e zgjedhjeve.

“Kjo është një garë e normalisht dikush do të fitojë. Unë e uroj me gjithë shpirt, numërimi shkoi shumë normal, njëri do të fitojë. Të shkoftë mbarë!”, shprehet Zef Hila.

Kristian Shkreli me 7537 vota mundi të sigurojë shumicën përballë kundërshtarit, duke fituar mandatin e ardhshëm për Vaun e Dejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat