Humbi bashkinë e Shkodrës me mbi 11 mijë vota, reagon Bardh Spahia: Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit nuk jeton gjatë!

Shqipëria

Humbi bashkinë e Shkodrës me mbi 11 mijë vota, reagon Bardh Spahia: Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit nuk jeton gjatë!

Më: 15 maj 2023 Në ora: 14:59
Bardh Spahia

Pasi pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet lokale, me mbi 11 mijë vota, vjen reagimi nga Bardh Spahia.

Në një mesazh në ‘Facebook’ Spahia shprehu mirënjohje për mbështetësit e tij, ndërsa sulmoi maxhorancën.

Ai tha se çdo pushtet i dalë nga boja e krimit nuk jeton gjatë.

“Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, ndërsa shpirti i lirë i Shkodrës i ka rezistuar edhe kohëve më të errëta. Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët dhe ata që nuk bëjnë kompromis për lirinë.”, shkruan Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat