“Narkozgjedhjet e narkoshtetit!”, reagon Meta: Zgjedhjet vendore u asgjësuan që pa filluar

Shqipëria

“Narkozgjedhjet e narkoshtetit!”, reagon Meta: Zgjedhjet vendore u asgjësuan që pa filluar

Më: 15 maj 2023 Në ora: 15:02
Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas procesin zgjedhor për “Lokalet 2023”.

Nëpërmjet njëpostimi në Facebook, Meta ka shkruar se ‘zgjedhjet vendore të 14 Majit në Shqipëri u asgjësuan që pa filluar’, teksa i ka quajtur ‘Narkozgjedhjet e narkoshtetit!’.

Kreu i PL-së akuzon qeverinë për blerje votash, teksa shton dhe çdo veprim i tyre është i evidentuar.

Postimi i plotë:

Narkozgjedhjet e narkoshtetit!

Zgjedhjet vendore të 14 Majit në Shqipëri u asgjësuan që pa filluar.

Duke mos e regjistruar opozitën në mënyrë të paligjshme, duke hequr komisionerët dhe numëruesit e opozitës. Duke përdorur tatimorët për presion ndaj çdo biznesi, duke kërcënuar votuesit e opozitës me gojën e kryeministrit, për pasojat që do të kishin nëse votonin për opozitën.

Por zgjedhjet u asgjësuan edhe ditën e zgjedhjeve, me zhbërjen e elementit themelor të sigurisë në zgjedhje, që ishte identifikimi elektronik i zgjedhësve, duke i kthyer qendrat e votimit në vende ku u dhunua hapur ligji dhe ku u ushtrua presion i pashembullt duke u mbushur me qindra drejtorë ministrish, sekretarë të përgjithshëm, drejtorë bashkie, administratorë komunash e nëpunësa gjithfarësh, përfshirë dhe policë e banditë.

E gjithë kjo me mbështetjen e hapur nga grupet kriminale dhe te narkotrafikantëve, që fatkeqësisht u bënë njësh me Policinë e Shtetit.

Shqiptarët dhanë një mesazh shumë të rëndësishëm guximi duke marrë pjesë ne këto zgjedhje dhe duke u përballur me presionin mafioz të narkoshtetit.

Narkozgjedhjet i nxorrën në shesh hapur të gjithë narkomanipuluesit e qeverisë, të cilët janë të evidentuar me emër dhe mbiemër.

Çdo veprim i tyre është evidentuar dhe mijëra fakte rëndojnë mbi ta. Euro humbi 10% të vlerës, aq shumë është përdorur ajo për të influencuar votuesit.

Populli shqiptar është shumë më i madh se sa narkoqeveria dhe Demokracia e Ndryshimi që ai meriton, është i pashmangshëm.

Asnjë narkozgjedhje nuk mund të mbajë peng lirinë dhe të ardhmen e shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat