“Do marrim parasysh çdo denoncim për shitblerje të votës”/ Përfaqësuesja e ODIHR ngre shqetësimin për pjesëmarrjen e grave në zgjedhjet vendore

Shqipëria

“Do marrim parasysh çdo denoncim për shitblerje të votës”/ Përfaqësuesja e ODIHR ngre shqetësimin për pjesëmarrjen e grave në zgjedhjet vendore

Më: 15 maj 2023 Në ora: 15:46
Audrey Glover

Kryesuesja e misionit të OSBE/ODIHR, Audrey Glover në një konferencë për mediat tha se përfaqësuesit do të shohin me kujdes çdo rast denoncimi nga palët politike që mund të ketë prekur procesin zgjedhor.

Glover tha se duhet të rritet pjesëmarrja e grave të cilat votojnë në zgjedhje ose garojnë për t’u zgjedhur, ku theksoi se do të ketë masa ligjore në rast se evidentohet presioni për shitje vote ndaj qytetarëve.

“Do shohim konkretisht se çfarë do denoncohet lidhur me procesin e zgjedhjeve, dhe se nëse është prekur vota. Pjesëmarrja nuk ishte e madhe por kemi 6 gra në gjykatën kushtetuese dhe në parlament, është mirë që shohim që numri po rritet. Por duhet të kishte një numër më të lartë të femrave në zgjedhje.

Shpresoj të zhvillohen procedurat ligjore lidhur me kandidatin Fredi Beleri, ka pasur incidente ku njerëzit janë detyruar të votojnë por autoritet disi janë përpjekur ta ndalojnë. Në lidhje me shitblerjen e votave do të merren masa për mos pasur shkelje të ligjit”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat