Zjarr në një shkollë në Mallakastër, dyshimet e para

Shqipëria

Zjarr në një shkollë në Mallakastër, dyshimet e para

Më: 15 maj 2023 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

Një zjarr ka rënë në një shkollë në Mallakastër. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në në shkollën “Hajredin Fratari” në fshatin Fratar. Gjatë kohës që ka rënë zjarri, nuk ka pasur nxënës në shkollë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.

Njoftimi i policisë:

Në datë 15.05.2023, rreth orës 15:45, në shkollën “Hajredin Fratari” në fshatin Fratar ka rënë zjarr.

Gjatë kohës që ka rënë zjarri, nuk ka pasur nxënës në shkollë.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat