Merr zjarr shkolla në Mallakastër/ Fatmirësisht nuk kishte asnjë nxënës në godinë

Shqipëria

Merr zjarr shkolla në Mallakastër/ Fatmirësisht nuk kishte asnjë nxënës në godinë

Më: 15 maj 2023 Në ora: 16:38

Një shkollë në Mallakastër ka marrë flakë pasditen e kësaj të hëne.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën “Hajredin Fratari” në fshatin Fratar, ndërsa në momentin e incidentit nuk ka pasur nxënës në godinë.

Policia njofton se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.

Mallakastër/Informacion paraprak

Në datë 15.05.2023, rreth orës 15:45, në shkollën “Hajredin Fratari” në fshatin Fratar ka rënë zjarr.

Gjatë kohës që ka rënë zjarri, nuk ka pasur nxënës në shkollë.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat