Nis numërimi i votave për Këshillin Bashkiak në Tiranë/ PS kryeson me mbi 46%

Shqipëria

Nis numërimi i votave për Këshillin Bashkiak në Tiranë/ PS kryeson me mbi 46%

Më: 15 maj 2023 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Në Bashkinë e Tiranës ka nisur numërimi i votave për Këshillin Bashkiak.

Deri më tani janë numëruar votat në 2 qendra votimi nga 941 në total.

Mandatet për Këshillin Bashkiak i kryeson Partia Socialiste me 31 mandate, i dyti radhitet koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 16 mandate.

Partia Demokratike e Alibeajt ka marrë 5 mandate, ndërsa Nisma Thurje ka marrë deri më tani 2 mandate.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka marrë 1 mandat për Këshillin Bashkiak.

Partia Socialdemokrate ka marrë deri më tani 3 mandate për Këshillin Bashkiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat