Garë e ngushtë për Bashkinë e Kavajës, kandidati i “Bashkë Fitojmë” kalon në avantazh

Shqipëria

Garë e ngushtë për Bashkinë e Kavajës, kandidati i “Bashkë Fitojmë” kalon në avantazh

Më: 15 maj 2023 Në ora: 19:18
Foto ilustrim

Kavaja është ndër të paktat bashki ku po vijon ende procesi i numërimit të votave dhe duket se fituesi do të përcaktohet deri në numërimin e kutive të fundit.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fisnik Qosja ka kaluar në avantazh përballë rivalit të tij nga Partia Socialiste, Redjan Krali.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani janë numëruar 56 kuti nga 92 në total.

Qosja ka marrë 6859 vota, ose 50.52%, ndërsa Krali 6717 vota, ose 49.48%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat