KQZ dërgon inspektorë në Kurbin, shkak situata e tensionuar

Shqipëria

KQZ dërgon inspektorë në Kurbin, shkak situata e tensionuar

Më: 15 maj 2023 Në ora: 20:41
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar inspektorë për të ndjekur nga afër procesin e numërimit të votave për shkak të tensioneve të krijuara në Bashkinë e Kurbinit.

Inspektorët e KQZ-së do të monitorojnë nga afër procesin që të vijojë numërimi normalisht dhe rezultati të dalë sa më shpejt.

Megjithatë, pas një ndërprerje të shkurtër tashmë ka nisur numërimi.

Sipas rezultateve të deritanishme nga KQZ, kandidatja socialiste Majlinda Cara kryeson me 7,215 në krahasim me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Behar Haxhiu, i cili deri më tani ka 7,056.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat