Gara elektorale në Kavajë, Fisnik Qosja pasi shpalli fitoren: Qytetarët të uritur për liri dhe demokraci!

Shqipëria

Gara elektorale në Kavajë, Fisnik Qosja pasi shpalli fitoren: Qytetarët të uritur për liri dhe demokraci!

Më: 15 maj 2023 Në ora: 20:59
Fisnik Qosja

Teksa ende vijon procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Kavajës, ka ardhur edhe reagimi i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fisnik Qosja, i cili është në avantazh.

Pasi shpalli fitoren në një manifestim me qytetarët në Kavajë, në një prononcim për News24 Qosja u shpreh se fitorja është rezultat i faktit që Kavaja është e uritur për liri e demokraci.

“Kavaja është e uritur për liri e demokraci. Sot ishte dita e lirisë e demokracisë”, tha ai.

Ndërkohë në Kavajë vijon edhe numërimi i kutive të mbetura të votimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat