Frrok Çupi: PD u kthye parti anti-amerikane në ’92, orientimi politik i Berishës ishte Kuvajti dhe Iraku

Shqipëria

Frrok Çupi: PD u kthye parti anti-amerikane në ’92, orientimi politik i Berishës ishte Kuvajti dhe Iraku

Më: 15 maj 2023 Në ora: 21:51
Frrok Çupi

Analisti Frrok Çupi deklaroi se Partia Demokratike u kthye në një forcë politike anti-amerikane që në vitin 1992, kur Sali Berisha ishte president i vendit.

Për ABC News, Çupi u shpreh se orientimi politik i Berishës, kur ishte president, por edhe kryeministër, ishte Kuvajti, Iraku, Malajzia dhe shtete të ngjashme me to.

Sipas Çupit, Partia Demokratike u themelua me mendimin pro-amerikan, por nuk ishte kurrë e tillë.

“Po dëgjoj shumë mendime që Partia Demokratike është themeluar si parti pro-perëndimore. Kjo është një përrallë që nuk mund të pranohet më tani. Ajo është themeluar ashtu, me atë mendim, pastaj është kthyer në pak kohë, në verën e vitit 1992 është kthyer tërësisht në pro-islamike, anti-amerikane, e tëra. I gjithë orientimi i Berishës, politikisht, i Presidentit të Republikës dhe qeverisjes së Partisë Demokratike ishte Kuvajti, Irak, Malajzi.

Po them që nuk e kam besuar kurrë idenë që është thënë që Partia Demokratike lindi dhe është pro-amerikane. Sot, Amerika ka reaguar ndryshe. Sot, Amerika ka mbledhur prokurorët e SPAK-ut dhe me siguri ka kërkuar një zhvillim të ri, ky është lajm. Sot, prokurorët janë thirrur nga SPAK-u”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat