Rama falenderon demokratët që nuk votuan Berishën: Iu bashkuan Shqipërisë krenare dhe mike të SHBA

Shqipëria

Rama falenderon demokratët që nuk votuan Berishën: Iu bashkuan Shqipërisë krenare dhe mike të SHBA

Më: 15 maj 2023 Në ora: 22:25
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si të jashtëzakonshme fitoren në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Gjatë një konference për mediat nga selia e Partisë Socialiste, Rama pati edhe një falenderim për demokratët, të cilët dëgjuan thirrjen e tij për të mos votuar ata që përfaqësojnë të shkuarën.

“Dua të falenderoj nga zemra edhe çdo zgjedhës të djathtë, sado qofshin, një npëer një, nga ata që e dëgjuan mesazhin tim për të mos dalë fare në votime, nëse e kishin të pamundur ta kapërcenin ylberin politik.

U jam mirënjohës edhe atyre sepse me mungesën e tyre, iu bashkuan Shqipërisë krenare, dinjitoze, mike dhe aleate e palëkundur e Shteteve të Bashkuara dhe botës demokratike. Të tjerëve, atyre që ëtë herë nuk ia dolënm të dalin nga këneta e hidhur e së shkuarës, u  uroj sumë që rezultatit t’u ketë shërbyer të shohin më mirë se në atë kënetë nuk ka të ardhme, por vetëm të shkuar, I garantoj të gjithë zgjefdhësit, do të angazhohemi si anjëherë më parë për t’i qendruar kësaj sfide të jashtëzakonshme që na bënë duke na dhënë një besim kaq të madh”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat